Irani është i gatshëm të mbështesë Federatën Ruse përballë sanksioneve duke rritur bashkëpunimin në sektorin e karburantit dhe energjisë. Kështu deklaroi ministri i naftës i Teheranit, Javad Owji, pas një interviste në Moskë me zëvendëskryeministrin rus Aleksandr Novak, shkruan La Repubblica.

“Rusia na qëndroi pranë kur na vendosën sanksione, ndaj sot e kemi detyrë që të qëndrojmë përkrah Rusisë në këto kushte të vështira dhe të ofrojmë ndihmë”, tha Owji.

Për ne, “vullneti i Teheranit për të zhvilluar bashkëpunim është i rëndësishëm, pavarësisht kufizimeve anti-ruse të Perëndimit”, tha Novak, duke theksuar rolin qendror të sektorit të karburantit dhe energjisë në marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve.