Oligarku rus dhe mik i Putinit, Roman Abramovich është vënë në vështirësi financiare pas sanksioneve të BE-së dhe Britanisë së madhe për ngrirjen e pasurive ndaj atyre biznesmenëve që kanë lidhje apo ndikim me presidentin e Rusisë.

Në shenjëstër janë pasuritë e tij dhe e gjithë vëmendja shkon te fatii ekipit të futbollit londinez Chelsea. Pas tërheqjes nga drejtimi, mësohet se ai e nxori në shitje klubi që fitoi Champions League dhe i ia ktheu famën në Premier League.

BBC raporton se e ardhmja e Roman Abramovich si pronar i Chelseat është në dyshim pasi një miliarder zviceran pretendoi se i është ofruar mundësia për të blerë klubin. Hansjorg Wyss i tha gazetës zvicerane Blick se Abramovich “dëshiron të heqë qafe Chelsean shpejt” pas kërcënimit me sanksione që u ngrit si çështje në Parlament.

Abramovich u dha “kujdestarinë dhe menaxhimin” e Chelsea administratorëve të saj të fondacionit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Chelsea ka zgjedhur të mos përgjigjet ndaj pretendimeve të Wyss.

Gjithashtu mediat shkruajnë se Roman Abramovich po shet pronat e tij prej 200 milionë paundësh në Londër brenda disa ditësh për të shmangur ngrirjen e aseteve të tij në rast se ai sanksionohet nga Britania. Ai po shqyrtonte ofertat për rezidencën në Kensington dhe apartamentin buzë lumit.

Tani Abramovich thuhet se po kërkon të shesë rezidencën e tij me 15 dhoma gjumi në Kensington Palace Gardens, me vlerë më shumë se 150 milionë paundë, dhe një apartament trekatëshe në Chelsea Waterfront, me vlerë rreth 22 milionë paundë.

55-vjeçari, i cili thuhet se ka një pasuri prej 12 miliardë paundë, njoftoi synimin e tij për ta lënë administrimin e klubit në duart e të besuarve të Fondacionit Chelsea javën e kaluar – dy ditë pasi forcat ruse nisën një operacion të plotë për pushtimin e Ukrainës.