Zëdhënësi i Kancelarit gjerman konfirmoi se Olaf Scholz ka realizuar një bisedë telefonike 60 minutëshe me Presidentin rus, Vladimir Putin, ku i ka kërkuar që të ndalojë menjëherë veprimet ushtarake.
Scholz raportohet gjithashtu t’i ketë thënë Putinit që të lejojë futjen e ndihmë humanitare në zonat ku luftohet. Gjatë bisedës të dy liderët ranë dakord që të flasin përsëri shumë shpejt, tha zëdhënësi i Scholz.
Rusia vijon agresionin ushtarak në Ukrainë, duke shkaktuar edhe qindra viktima në civilë.