Dashi

Dashi është një nga shenjat më të forta të horoskopit. Ata njihen për energjinë dhe ndërmarrjen e sfidave të reja. Dashi nuk trembet ndaj prej askujt dhe kjo e bën atë të pushtetshëm.

Akrepi

Njerëzit në shenjën e Akrepit nuk preken lehtë dhe janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të arritur qëllimet. Ata janë kritikues, paksa arrogantë dhe nuk janë të lehtë për tu kuptuar. Ajo çfarë i bën ata të suksesshëm është vendosmëria.

Gaforrja

Edhe pse njihen për persona që ndryshojnë shpesh, Gaforret janë të fortë dhe rezistentë. Ata kanë vetëbesim dhe kjo i ndihmon të dalin gjithmonë të parët. Ambicia e tyre i bën edhe më të fuqishëm për të arritur çdo gjë në jetë, si në anën profesionale ashtu edhe në atë sentimentale.

Luani

Sigurisht që kësaj liste nuk i mungon Luani. Personat në shenjën e Luanit duhet të konsiderohen me fat. Karakteri i tyre i fortë, dominues dhe luftarak i ndihmon të arrijnë qëllimet e tyre. Diçka që nuk i ndihmon është kokëfortësia e tyre, por kjo harrohet shpejt me karizmën dhe energjinë që përcjellin.