Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar zyrtarisht numrin e votave që morën forcat politike në garën elektorale të 6 Marsit, në gjatë bashkitë e vendit.

Nga rezultati i zgjedhjeve Partia Socialiste fitoi 5 bashki, Vorën, Lushnjën, Durrësin, Rrogozhinën dhe Dibrën, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë fitoi bashkinë e Shkodrës, kurse Partia Demokratike nuk arriti të marrë drejtimin e asnjërës prej bashkive.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste mori 106, 703 vota në 6 bashkitë e vendit.

Ndërkohë që koalicioni “Shtëpia e Lirisë” mori në 6 Mars, 60 223 vota.

Ndërkohë që Partia Demokratike në këto zgjedhje arriti të marrë në total vetëm 22 662 vota.

Në zgjedhje mori pjesë dhe partia Lëvizja e Re, e cila fitoi në total vetëm 99 vota.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në gjithë vendin kanë rezultuar 4855 vota të pavlefshme.

Shifrat tregojnë se edhe nëse bëhen bashkë të gjithë opozitarët, prapa janë shumë larg Partisë Socialiste.

Kjo e fundit ka marrë gati 25 mijë vota më shumë se Berisha, Basha, LSI e gjithë partitë e tjera opozitare.

Ndaj, mirë është që mos të gëzohen shumë këta të “Shtëpisë së Lirisë”, se diferenca me Ramën është e frikshme.