Shpallet njoftimi për kandidim si anëtar në Bordin e Mbikqyrjestë Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Konkurimi do të jetë i hapur deri më 18 mars 2022 për përfaqësues që i përkasin shoqërisë civile. Konkurentët duhet të plotësojnë kriteret të cilat paraqiten si më poshtë në njoftimin për kandidim.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, dhe të vendimit nr.768, datë 15.7.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave e të rregullave për kandidimin dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, shpallim njoftimin për kandidim për anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).

Konkurrimi është i hapur për përfaqësues që i përkasin shoqërisë civile.

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;
Të jetë person i padënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar.
Kritere të veçanta:

Të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë pune me organizatat e shoqërisë civile;
Të mos jetë deklaruar përgjegjës për keqmenaxhimin e ndonjë personi juridik, me pasojë falimentimin e tij;
Të ketë ekspertizë në grantdhënie ose në zbatim projektesh (vlerësohet me përparësi);
ç) Kandidati duhet të mbështetet nga të paktën 5 organizata jofitimprurëse (OJF) ose organizata të shoqërisë civile, që punojnë në të njëjtën fushë ekspertize ose në fusha të ngjashme. Një OJF ose organizatë e shoqërisë civile mund të mbështesë vetëm një kandidat.

Shënim: Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve punë nga data e njoftimit, organizatat e shoqërisë civile duhet të paraqesin kandidatët përkatës, së bashku me dokumentet e nevojshme, përfshirë:

kërkesën për aplikim;
curriculum vitae CV;
referencat dhe letrat mbështetëse nga 5 organizata jofitimprurëse;
dokumente dhe deklarata të tjera provuese për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të kandidimit, si më lart.
Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 18 mars 2022.

Adresa: Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr.1. 1000
Tiranë, Shqipëri
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
tel: 04 22 77 401