Rusia ka sulmuar një kullë televizive në kryeqytetin Kiev, ka thënë këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.
Pamjet në mediat sociale tregojnë tymin që ngrihet nga një antenë e transmetimit dhe thonë se kanalet televizive ukrainase kanë ndaluar transmetimin.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes së Federatës Ruse ka paralajmëruar sulme në objektet e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës në Kiev.
Në një njoftim të shpërndarë në rrjet thuhet se ky sulm do të bëhet me qëllim parandalimin e sulmeve përmes informacioneve kundër Rusisë.