Prej gjashtë ditësh, Ukraina po përballet me një luftë aspak njerëzore. Në këto ditë ku Rusia po pushton ashpër popullin ukrainas, shumë figura të famshme të ekranit janë solidarizuar me këtë vend për t’i treguar mbështetjen e tyre.
Shumë kanë mbetur të habitur se si edhe populli rus ka dalë kundër kësaj lufte që po merr jetë njerëzish të pafajshëm. Madje shumë prej tyre kanë vendosur që të dalin në protestë dhe të kërkojnë që Vladimir Putin t’i jap fund kësaj katastrofe.Edhe modelja e famshme ruse, Irina Shayk, ka publikuar në “Instagram”-in e saj simbolin e paqes si shenjë e kundërshtimit unanim të luftës.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo iu ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të dhurojnë për organizatat ndërkombëtare dhe kryqin e kuq në Ukrainë. Supermodelja ka postuar në “Instastory” disa foto të fëmijëve nga strehimoret të cilat i shoqëron me fjalët: “Si mund të flemë, të punojmë dhe të punojmë kur kjo ndodh pranë nesh?”