“Milani është i shkujdesur, Pioli bën një punë të mirë dhe skuadra argëtohet. Kjo është forca e kuqezinjve për të fituar”. Fabio Capello, ish-trajneri i “Djallit” e tha këtë për “Gazzetta dello Sport”.

Në prestigjiozen sportive italiane, ai vazhdon: “Gëzimi i lojës është avantazhi i Milanit, por shumë lojtarë të rinj do të duhet të qëndrojnë të fokusuar.

Leao, nëse është në ditët e tij të mira, mund do të jetë njeriu kyç për titullin. Do të jetë një luftë me 4 skuadra. Kuqezinjtë kanë rivalë për titull Napolin, Interin dhe Juventusin”.

Më pas një mendim për rivalët e tjerë: “Allegri dhe bardhezinjtë kanë më pak peshë në shpinë, ndërsa Interin nuk e shoh në rënie. Zikaltrit do të rikuperohen, por shumë varet nga ndeshja në Torino (kundër bardhezinjve).

Nga ana tjetër, Napoli është një ekip shumë i mirë, i rritur shumë dhe ka Spallettin, një teknik që di ku ta çojë”.