*Slloveni – Çmimet e larta të grurit mbyllin furrat e bukës*

Kompania Žito, në pronësi të kompanisë kroate Podravka, po detyrohet të shkurtojë vendet e punës dhe të mbyllë fabrikat e prodhimit në Slloveni për shkak të rritjes së çmimit të grurit dhe lëndëve të tjera të para, njofton Televizija Slovenija.

Sipas medias, dy fabrika në vend janë duke u mbyllur, në Novo mesto dhe Lubjanë pas mbylljes në Bezhigrad, pikërisht prej kostove të larta të prodhimit të bukës.

*Çmimi i grurit, i cili është lënda e parë më e rëndësishme e kompanisë Zito është rritur me më shumë se 100 për qind që nga fillimi i sulmeve ndaj Ukrainës.*

Ende nuk dihet se sa njerëz do të humbasin punën e tyre për shkak të mbylljes së këtyre fabrikave.

https://www.slovenskenovice.si/novice/slovenija/visje-cene-psenice-zapirajo-pekarne-po-sloveniji-v-zitu-bodo-odpuscali/