Sokol Balla po rikthehet në Top Channel, televizioni nga i cili u largua 4 vite më parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Balla me një postim në Twitter ku shfaqet para ambienteve të Top Channel.
“Sot ne 1 mars 2022, futem ne nje dere nga dola ne 31 dhjetor 2017. Shihemi se shpejti Top channel”, shkruan Balla.
Gazetari nuk e ka bërë ende të ditur se çfarë programi do të sjellë.
Kujtojmë që gjatë kësaj kohe, Balla ka ëndruar në News 24 me “Real story”.