Cristiano Ronaldo 3 – Tottenham 2. Kjo është përmbledhja e ndeshjes së javës së 29-të të Premier League që sapo është mbyllur në Old Trafford.
Një paraqitje e jashtëzakonshme nga kampioni portugez, i cili ka zhbllokuar ndeshjen me një gol të çmendur në minutën e 12-të, ka kthyer në avantazh ekpin e tij në të 38-ën, pas barazimit të përkohshëm të Kane, dhe ka vulosur fitoren e Djajve të Kuq në të 81-ën, pas autogolit të Harry Maguire.
Ky ka qenë tregolëshi numër 49 në nivel klubesh për CR7, i cili është bërë edhe lojtari i dytë më i vjetër (37 vjeç e 35 ditë) në historinë e Premier League që realizon tre gola në një ndeshje pas Teddy Sheringham në gushtin e 2003-shit (37 vjeç e 146 ditë).
Falë kësaj fitoreje, Manchester United është ngjiturnë vendin e katërt me 50 pikë, por ndjekësit e skuadrës së Rangnick kanë disa ndeshje për të rikuperuar.