Zlatan Ibrahimovic dhe Alessio Romagnoli vijojnë stërvitjen të diferencuar në Milanelo. Dy ditë përpara super sfidës me Napolin, sulmuesi suedez ka zhvilluar stërvitje të personalizuar në fushë ndërsa kapiteni është stërvitur vetëm në palestër.
Në këto kushte, vështirë të mendosh se dy lojtarët do të aktivizohen në një sfidë kaq të rëndësishme ku kërkohet të jenë në kushte perfekte. Pioli shpreson që dy lojtarët të bashkohen me pjesën tjetër të grupit dhe të jenë të disponueshëm për ketë sfidë.
Në çdo rast, Pioli po i bën përgatitjet ndeshjen me Napolin pa këto dy lojtarë, nëse do të arrijnë në kohë të rikuperohen, i mbetet më pas të vendos.