Pas “presidentit”, edhe kapiteni bën gati valixhet. Kessie do të shkojë te Barcelona, Romagnoli i afrohet Lazio-s. Një tjetër element i rëndësishëm që mund të largohet nga Milan-i me kosto zero në muajt e ardhshëm.

Bardhekaltrit, në fakt, duket se kanë intensifikuar kontaktet me përfaqësuesit e mbrojtësit për të arritur marrëveshjen përfundimtare. kështu, maldini do të duhet të punojë për të gjetur pasardhësin e duhur.

Sipas Corriere dello Sport, Claudio Lotito duket se po bën presing prej javësh. Pas takimit të zhvilluar në muajin shkurt duket se është zhvilluar një tjetër kohët e fundit me stafin e Raiola-s. Oferta e Lazio-s është 3.2 milionë euro në sezon plus bonuse, kontrata do të hetë 5-vjeçare.

Vetë mbrojtësi 27-vjeçar, i cili është një tifoz i deklaruar i Lazio-s, duket se ëndërron të veshë fanellën bardhekaltër. Duket se mungojnë pak detaje për arritjen e marrëveshjes për rrogën, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar akoma komisioni i pasur për menaxherin.

Kontaktet mes Lazio-s dhe stafit të Raiola-s do të vazhdojnë në javët e ardhshme, shumë shpejt do të fiksohet data për takimin e radhës. Lazio kërkon të djegë konkurrencën e Juventus-it, që mund të ndërhyjë në momentet e fundit.