Para dy ditësh, Taulant Xhaka kishte ditëlindjen. Ish-futbollisti i kombëtares kuqezi mbushi 31 vjeç. Dje, kapiteni i përfaqësueses helvete, Granit Xhaka rrumbullakosi 100 ndeshje me Zvicrën, një jubile mbresëlënës.
Ky përvjetor u pëcoll me emocione të mëdha, sepse luajti kundër “rrënjëve” të tij, kombëtares së Kosovës. Barazimi 1-1 duket se e la të lumtur Granitin dhe Taulantin, sepse dy kombëtaret e zemrës u ndanë në “paqe”, ashtu sikurse duhej të ishte edhe atmosfera.
E thënë ndryshe, kanë qenë dy gëzime të mëdha brenda 48 orëve për vëllezërit “Xhaka”. Taulanti me rastin e ditëlindjes nuk mund të mos merrte një dhuratë nga familja.
Më saktësisht, këtë dhuratë e ka marrë nga vëllai i tij, një vit më i vogël, Granit Xhaka. Ka qenë vetë Tauklanti, ai që e ka zbuluar dhuratën e vëllait, me rastin e 31-vjetorit, përmes rrjeteve sociale.
Bëhet fjalë për një orë “Rolex Daytona”, mjaft luksoze dhe që kushton rreth 40 mijë euro. Një dhuratë shumë e shtrenjtë për xhepat e njerëzve të zakonshëm, por hiçgjë për standardin e jetesës që ka arritur tashmë familja “Xhaka”, sidomos prej të ardhurave të dy djemve futbollistë profesionistë.