Rusia ka rekrutuar 16 mijë ushtarë nga Lindja e Mesme, kryesisht të ardhur nga Siria. Mësohet se ushtarëve i ofrohen deri në 5 mijë paundë, për të luftuar në vijën e parë të frontit luftarak në Ukrainë.

Rusia thotë se ka regjistruar rreth 16,000 rekrutë nga Lindja e Mesme, me mediat sociale në Siri të vërshuar me kërkesa që njerëzit të bashkohen me trupat ruse.
Një rekrutues i tha BBC-së: “Rekrutimi në Ukrainë është tamam si ne rekrutuam në Libi; ka përfaqësues në rajone.

“Ju keni të drejtë të ndryshoni vendimin tuaj pasi të aplikoni. Askush nuk do t’ju detyrojë të shkoni.”

Ekonomia e Sirisë, tashmë e shkatërruar nga lufta civile, tani përballet me një rritje të çmimit të gjërave thelbësore si gruri, pjesa më e madhe e të cilit vjen nga Ukraina dhe Rusia, duke e bërë ofertën ruse të duket edhe më joshëse.

Rusia ka mbështetur regjimin sirian gjatë luftës civile të vendit dhe lajmet shtetërore ruse pretendojnë se ushtarët sirianë duan të kthejnë favorin.