Krerët e klubit të Manchester Cityt raportohet se janë të bindur se do të transferojnë Erling Haalandin në afatin kalimtar të verës. Të shtunën u raportua se palët kanë arritur një marrëveshje në parim, me norvegjezin që thuhet se ka zgjedhur kampionin anglez, transmeton Gazeta Express.
Kurse, “The Times” sot ka raportuar se “Qytetarët” janë të bindur se do Haaland do të transferohet në “Etihad” gjatë verës, derisa City thuhet se do të paguajë 100 milionë funte. Rivali kryesor i Man Cityt besohet se është Real Madridi, i cili thuhet se do të vazhdojë të luftojë për transferimin e Haalandit.
Këtë thuhet se e dinë edhe krerët e klubit anglez, por ata do të tentojnë që ëndrrën e 21-vjeçarit për të luajtur te “Los Blancos” ta shtyjnë për më vonë.