Muaji Mars do të ketë një ndikim pozitiv, veçanërisht kur bëhet fjalë për shenjat e mëposhtme. Planetët do t’u vijnë në ndihmë dhe do të arrijnë atë që duan.

Dashi

Përfaqësuesit e kësaj shenje do të jenë të preferuarit e yjeve gjatë muajit mars. Jo vetëm që do të fitojnë më shumë, por do të kenë mundësinë të avancojnë në biznes, të lidhen me njerëz të rinj dhe të arrijnë bashkëpunime të reja. Dashi do të shpenzojë me mençuri, ndaj nuk duhet të ketë frikë ku i investon paratë e tij.

Akrepi

Akrepi do të bëhet shumë më elastik fizikisht dhe intelektualisht, duke fituar energji shtesë për të kryer shumë më tepër detyra. Edhe nëse nuk gjenerojnë drejtpërdrejt të ardhura, përpjekjet do të vihen re nga njerëzit me ndikim. Ka gjasa që të marrin oferta për të ndryshuar vendin e punës ose për të rritur pagën.

Shigjetari

Shigjetarin e pret një sukses i madh financiar gjatë Marsit. Planetët do të “mprehin” shqisën e tyre të gjashtë, Shigjetarët do të mbështeten plotësisht në të dhe do të marrin vetëm vendimet e duhura. Përfaqësuesit e kësaj shenje do kenë një shpërthim energjie, do guxojnë të rrezikojnë, gjë që u sjell sukses.

Bricjapi

Falë Marsit, Bricjapët marrin inkurajim dhe ndihmë, veçanërisht pas datës 6 mars. Nëse kanë dilema në lidhje me punën apo financat, do t’i zgjidhin shpejt. Mjafton që ata të mbështeten te vetja dhe aftësitë e tyre dhe falë motivimit dhe dëshirës do të kenë një shans të madh për t’u pasuruar në mars.