Një hajdut i maskuar ka hyrë në shtëpinë e familjes Beckham në Londrën Perëndimore dhe është larguar me sende që kanë vlerë mijëra paund.
Hajduti u fut me forcë në një dhomë gjumi rezervë në katin e sipërm në rezidencën 40 milionë dollarëshe në Holland Park dhe plaçkiti vendin, ndërsa David, Victoria dhe vajza 10-vjeçare Harper pushuan në katin e poshtëm plotësisht të pavetëdijshëm.
Incidenti i ndodhur më 28 shkurt, nuk u zbulua derisa 17-vjeçari Cruz u kthye në shtëpi pasi kishtë dalë dhe vuri re që dhoma e gjumit ishte e përmbysur dhe dalloi xhamin e thyer nga një dritare në dysheme.
David, thuhet se telefonoi policinë dhe filloi të kërkonte në rezidencë për hajdutin me Cruz, ndërsa Harper mbeti me Victoria-n dhe priti policinë. Hajduti mendohet të ketë qenë pjesë e një bande që synonte të paktën dy shtëpi të tjera në zonë në të njëjtën natë, ndërkohë që “Met” konfirmoi se po heton dhe se nuk është bërë asnjë arrestim. Një burim i afërt me familjen Beckham i tha “The Sun” që Beckhams ishin viktima të disa hajdutëve mjaft profesionistë që kanë vepruar në zonë.
“Fatmirësisht kriminelët arritën vetëm deri në një dhomë gjumi para se të iknin.”
Familja thuhet se është ‘tronditur’ nga grabitja, por askush nuk u lëndua.