Prej disa kohësh në rrjet është përfolur se Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i kanë dhënë fund martesës. Kjo siç duket është e vërtetë, pasi lajmi është konfirmuar nga vetë biznesmeni për “abcnews.al”.
Fisniku është shprehur se gjithsecili do të shikojë rrugën e vet, për arsye që ende nuk dihen.
Kujtojmë se dyshja u martuan në Maldive rreth një vit më parë, në një ceremoni private.