Përpara raundit të dytë të bisedimeve Rusi-Ukrainë, gjeneralmajori rus Andrei Sukhovetskiy u vra të enjten nga nje snajper në Ukrainë.
Kjo vjen një ditë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy pretendoi se Rusia ka humbur rreth 9,000 ushtarë të saj. Vdekja e gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky është ajo e një oficeri të parë të rangut të lartë në radhët ruse.
Lajmi përveç burimeve zyrtare eshte konfirmuar edhe nga miku i tij i cili njoftoi përmes mediave sociale se Sukhovetsky ishte vrarë. Sergej Chipilev shkroi:
“Me dhimbje të madhe mësuam lajmin tragjik për vdekjen e mikut tonë, gjeneralmajor Andrey Sukhovetsky, në territorin e Ukrainës gjatë operacionit special. I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij.”
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës të mërkurën kishte thënë se më shumë se 2,000 civilë ukrainas janë vrarë deri më tani gjatë pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë. Nga ana tjetër, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se bisedimet e paqes midis dy vendeve nuk do të thotë Operacionet ushtarake në Ukrainë do të ndalen.
Ndërkohë, Ukraina ka ndaluar kartat e pagesave të lëshuara nga bankat e Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë. Banka Kombëtare e Ukrainës (NBU) ka ndaluar kreditimin e fondeve në llogaritë e klientëve-personave fizikë për transfertat e nisura me përdorimin e kartave të pagesave të lëshuara nga bankat ruse dhe bjelloruse. NBU ndaloi gjithashtu pranimin e kartave të pagesave, në Ukrainë, të lëshuara nga banka me origjinë ruse dhe bjelloruse, duke përfshirë transfertat, shlyerjet dhe tërheqjet e parave.