Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut amerikan Joe Biden që të japë një mesazh të fortë dhe “të dobishëm” në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës në fjalimin e tij, në një intervistë ekskluzive me CNN dhe Reuters nga bunkeri në Kiev në të cilën ai po udhëheq reagimin e ushtrisë së tij.

“Është shumë serioze… Unë nuk jam në një film,” tha Zelensky, një ish-aktor i komedisë, për CNN.

“Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë… Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh Ukrainën si diçka të veçantë për këtë botë.

Kjo është arsyeja pse [bota] nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë. “, deklaroi Zelensky!/