Sherri që ndodhi mes Mikelës dhe Arjan Konomit ka bërë që ky i fundit të pezullohet nga programi i dashurisë “Për’puthen”. Konkurrentja i solli në kujtesë disa fjalë që opinionisti kishte thënë për Efin në fillimet e saj, se Efi mund të bëjë për vete edhe një homoseksual, ndërsa puntatën e kaluar e quajti “dështimin” e “Për’puthen”. Për këto fjalë, Konomi nisi të ofendojë Mikelën me fjalë të rënda duke e quajtur “femra e club-eve të natës”, ndërsa në sherr u përfshi edhe Erioni. Arjan Konomi u pezullua për disa ditë nga emisioni, ndërsa vendin e tij do ta zërë Arjon Muça.

Ndërkohë, ditën e sotme, të gjithëve na ka bërë përshtypje një postim i Arjan Konomit, i cili kujton me nostalgji emisionin e Alban Dudushit, i cili prej disa kohësh nuk transmetohet më në “Top Channel”. Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë pikërisht mbishkrimi i postimit. “Para disa vitesh në Top Shoë Magazine!! Mungon sot një format i tillë si i Alban Dudushit që të shlodhte dhe të kenaqte në mbrëmje!!! @albandudushi. Nëntor 2017”– ka shkruar ai krahas videos.

Duket sikur opinionisti ka vendosur të thumbojë programin “Për’puthen”, duke iu referuar debateve dhe konflikteve të shumta që janë krijuar herë pas here.