Dashi
Dashi duan të jenë të lirë dhe të jetojnë momentin, prandaj ata duan të jetojnë në vende ku promovohet individualiteti, gara dhe puna.
Ku të jetoni: Argjentinë, Australi, Teksas dhe Alaska
Demi
Demat punojnë fort kur duhet ama iu pëlqen edhe që të jetojnë jetën. Demi e di se balanca midis punës dhe jetës personale është çelësi për të patur një jetë të lumtur dhe kjo shenjë e tokës adhuron natyrën e bukur.
Ku të jetoni: Tahiti, Dominica, Zelandë e re dhe Mauritius
Binjakët
Qytetet dhe shtetet me një rritje të shpejtë ekonomike dhe kulturore por edhe ku njerëzit janë miqësorë janë vendet ideale që binjakët të jetojnë të lumtur.
Ku të jetoni: Çikago, Dubai, Estoni dhe Hong Kong.
Gaforrja
Një gaforre dëshiron që të ndihet si në shtëpi kudo që shkon dhe në fakt këto shenja mund të kenë shumë problemeqë të largohen nga shtëpia. Gaforret i bëjnë miqtë e tyre familje prandaj një kulturë e orientuar te familja dhe mikëpritëse është e duhura për shpirtin delikat të Gaforres.
Ku të jetoni: Greqi, Hauai, Xhamajkë dhe Kolumbi
Luani
Luanio dëshiron të jetojë kudo ku mund të shprehë vetveten dhe të shpërblehet për këtë. Kjo do të thotë të jetosh në vende ku drama, dhuntitë dhe pamja mahnitëse janë kusht nëse dëshiron të ecësh përpara.
Ku të jetoni: Rio de Janeiro, Los Angeles, Las Vegas dhe Mumbai
Virgjëresha
Virgjëresha preferon pastërtinë, perfeksionin dhe efikasitetin. Kjo shenjë e dedikuar e tokës do të punojë fort dhe do të ndihet rehat në një kulturë ku puna është e rëndësishme por një viregjëreshë gjithashtu synon një vend i cili fokusohet në shëndet, jeton me stinët dhe është qetësi.
Ku të jetoni: Hollandë, Austri dhe Singapor
Peshorja
Nëse Peshores i jepet një mundësi për të zgjedhur me shumë mundësi nuk do të mund të vendoste ku te jetonte por kjo shenjë që do harmoninë, bukurinë dhe luksin dëshiron të jetë aty ku çdo gjë është e aksesueshme. Peshores i pëlqejnë qytetet modern ku arti, muzika, kultura dhe figura e bukur janë të rëndësishme.
Ku të jetoni: Paris, Italinë Veriore, Stokholm dhe Pragë
Akrepi
Akrepi ndihet i gjallë në vende seksi, misterioze dhe madje të rrezikshme. Akrepi është një njeri i lindur për biznes prandaj korporatat aktive që nuk e kanë arritur ende qëllimin e tyre janë perfekte për të. Akrepët dëshirojnë të mbajnë sekretet, lidhjet dhe fuqinë e tyre larg syve të të tjerëve.
Ku të jetoni: Shangai, Amsterdam, Bankok dhe Washington DC
Shigjetari
Një udhëtar i lindur Shigjetari i do hapësirat e gjera dhe qytetet e mëdha pasi ka edhe një dashuri të madhe për kulturën dhe natyrën.
Ku të jetoni: Kanada, Norvegji, Afrikën e jugut dhe Kosta Rika.
Bricapi
Bricjapët i intrigojnë qytetet dhe shtetet që janë në epiqendër të shëndetit, fuqisë, biznesit dhe politikës botëore. Bricjapët nxjerrin në pah më të mirën prej tyre në vende të sofistikuara me tone të theksuara kulturore dhe diskrete.
Ku të jetoni: Londër, Zvicër, Berlin dhe Katar
Ujori
Ujorët jetojnë në të ardhmen dhe dëshirojnë progress, barazi dhe një ndjenjë kolektive të arritjes. Nxirrni në pah të çuditshmen dhe të mrekullueshmen, socializmin dhe shpikjen. Qyetet e prirur teknologjikë dhe kultura e hershme janë perfekte për Ujorët.
Ku të jetosh: Tokio, Seul, Izrael dhe Islandë
Peshqit
Kur Peshqit thonë se dëshirojnë të largohen nga gjithëçka e kanë seriozisht. Peshqit dëshirojnë një parajsë dhe një ‘botë’ larg nga pjesa tjetër e botës.
Peshqit e ndjeshëm dhe emocionues dëshirojnë të jetojnë në një vend misterioz dhe magjik ku mund të përfshihen me rrjedhën.
Ku të jetoni: New Orleans, Uells, Peru dhe Bali