Këngëtari Maluma elektrizoi mbrëmjen e kaluar kryeqytetin teksa performoi në skenën e improvizuar në sheshin “Nënë Tereza”.

Të shumtë ishin fansat e këngëtarit latin që patën mundësinë ta ndiqnin live në skenë.

Një prej tyre duket se mezi e ka pritur atë moment dhe ka shfrytëzuar çdo ‘aset’ për t’i rënë në sy.

Ajo i hodhi reçipetat ngjyrë rozë këngëtarit, të cilat më pas ai i vari tek mbajtësja e mikrofonit.