Villarreal-Bayern Munich është në letër një duel që anon qartë nga gjermanët, por në këtë pikë të Champions League nuk mund të nënvlerësohet askush, as skuadra e Unai Emery. Mos harroni se spanjollët eliminuan fillimisht Atalantën dhe më pas Juventusin.

Pastaj, “nëndetësja e verdhë” mund të mburret me një “Europa League”, duke mposhtur Manchester United. Dy skuadrat gjenden përballë njëra-tjetrës pas më shumë se 11 vitesh, pikërisht nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve 2011-2012, kur bavarezët i fituan të dyja ndeshjet (në grup ishte edhe Napoli).

Iberikët e mbyllën grupin fatkeqësisht me zero pikë, në një sezon që do të rezultonte i dështuar nga të gjitha këndvështrimet, duke pasur parasysh dëmtimin e rëndë të Giuseppe Rossi dhe rënien e bujshme në “Segunda Division”. Një epokë gjeologjike e futbollit ka kaluar dhe klubi i Paco Roig është ndër më të fortët në Spanjë.

Po flasim për qytetin më të vogël në Evropë, i aftë për të fituar një kompeticion ndërkombëtar. Nga ana tjetër, Bayerni është ende i njëjti si atëherë, një superfuqi në të gjitha frontet, që do të synojë ta marrë sërish “kupën me veshë të mëdhenj”.