E ftuara e dytë e emisionit “Kjo Javë”, ishte deputetja demokrate Albana Vokshi. Gjatë fjalës së saj, ajo tregoi aksionin opozitar, si po zhvillohen bisedat mes dy palëve të PD për bashkimin dhe garën për kryetarin e ri.
Vokshi tha se zoti Berisha ka shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e garës, e bashkë me të, edhe Fatbardh Kadilli dhe Edvin Kulluri.
Sa deputetë të Bashës e mbështesin 9 shtatorin?
Vokshi: Nga 9 shtatori, deri sot që neve flasin, pavarësisht nga mendimi që kanë pasur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, di të them se shumë pak kanë qenë në mbështetje të vendimit të zotit Basha. Kemi qenë disa deputetë që e kemi kundërshtuar. E gjithë rrjedha e ngjarjeve që nga 9 shtatori, kanë bërë që një pjesë e mirë e deputetëve të jenë përkrahës së foltores apo të mbështesin Komisionin e Rithemelimit. Çdo ditë ka takime, diskutime. Nuk më pëlqen fjala negociata që përdoret rëndomë. Nuk është se përcillet mirë fjala negocim. Kemi mendime të kundërta, por Kuvendi i 11 dhjetorit ka rikthyer votën e lirë në PD, mund të ndërtohen fraksione. Pra duhet të jemi bashkë. Edhe te biseda që u bë me zotin Berisha, Alibej dhe Bardhi, u tha që edhe debati të bëhet brenda grupit. Edhe zoti Alibeaj e ka theksuar që grupi parlamentar të jetë Kuvend diskutimi se si mund të jetë aktiviteti opozitar në ditët, javët dhe muajt në vijim.