Trajneri i Barcelonës, Xavi, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Galatasaray në Ligën e Evropës, foli edhe për merkaton e transferimeve, si për thashethemet mbi Erling Haaland, ashtu edhe për negociatat e rinovimit me Gavi dhe Araujo:
“Nëse e kam takuar Haaland? Nuk flas për detajet. Sigurisht që është gjithmonë kohë e mirë për një futbollist që të zgjedhë Barcelonën. Që kur kam qenë këtu, asnjë lojtar nuk i ka thënë kurrë ‘jo’ këtij klubi.
Rinovimet e Gabit dhe Araujo? A janë lojtarë të rëndësishëm për klubin, të tashmen dhe të ardhmen. Drejtuesit po punojnë me agjentët e tyre për të gjetur një marrëveshje. Na duhet kohë. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë si për Barcelonën, ashtu edhe për lojtarët”.
Xavi u ndal edhe tek objektivat e Barcelonës në fazën finale të këtij sezoni: “Janë dy. Objektivi i parë është kualifikimi në Champions League e ardhshme, ndërsa i dyti fitimi i ‘Europa Laeague’. Dy objektiva që mund t’i përmbushim vetëm duke bërë mirë në La Liga. Kampionati duhet të jetë për ne termometri, për të kuptuar nëse puna që po bëjmë është e duhura dhe se mund të garojmë sërish në fushën ndërkombëtare”.
Disa fjalë edhe për kundërshtarin e nesërm, Galatasaray: “Është një ekip kompakt. Domènec Torrent i ka bërë turqit më kompaktë që nga drejtimi i tij. Galatasaray është një kundërshtar që sigurisht mund të na e komplikojë rrugën. Ne duhet të jemi shumë mirë, ta bëjmë kundërshtarin të vuajë kur nuk e ka topin”.