Aludimet se Xhensila Myrtezaj është shtatzënë për herë të dytë kanë nisur sërish, teksa këngëtarja ka publikuar foto nga pushimet në Amerikë.

Në një prej fotove ajo shihet e shtrirë në det bashkë me vajzën e saj, Ajkën. Vogëlushja shfaqet duke i shikuar barkun, një detaj që iu ka rënë menjëherë në sy ndjekësve.

Xhensila është përfolur disa herë për një shtatzëni të dytë, por se si qëndron e vërteta, mbetet të presim!