Tammy Abraham nuk është vetëm talenti për të cilin Roma ka bërë all-in në sulm, duke shpenzuar shumë milionë. Tashmë është epiqendra e botës verdhekuqe, jo vetëm për golat e realizuar në këtë sezon, por për sintoninë që anglezi ka arritur të krijojë me tifozët.
Ai ndihet shumë mirë në Romë dhe tashmë konsiderohet praktikisht një mbret, por rrugët e merkatos janë të pafundme dhe mund ta largojnë shumë shpejt sulmuesin nga kryeqyteti i Italisë.
Paraqitjet, golat dhe rritja e sulmuesit nuk është vlerësuar vetëm nga Roma, por edhe nga klube të Premier League, ku sulmuesi ka treguar pjesë të talentit të tij, por pa siguruar kurrë vendin e titulluarit. Tani, kthimi mund të jetë një opsion që nuk mund të anashkalohet.
Sipas Mirror, në fakt, Manchester United dhe Arsenal janë gati të hidhen në sulm për lojtarin e Mourinho-s verën e ardhshme.
Roma është e gatshme ta shesë yllin e saj, por vetëm për 100 milionë sterlina, rreth 120 milionë euro. Një shifër shumë e lartë që do t’u garantonte verdhekuqve një suficit të madh pas vetëm një viti.
Me pak fjalë, një ofertë e cila nuk mund të refuzohet.