Këngëtari shumë i dashur për publikun, Ylli Limani ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Pardon my French”, ku mes të tjerash foli për jetën private.

Ylli tha se është treguar gjithmonë diskret, sepse nuk do që njerëzit të mendojnë se ai shkruan vetëm partneres.

“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.