YouTube tha se po bllokon kanalet e lidhura me mediat e mbështetura nga Rusia në mbarë botën. Platforma e shpërndarjes së videove filloi të bllokojë kanalet e RT dhe Sputnik në YouTube në gjithë Evropën javën e kaluar.
“Tani po heqim përmbajtjen në lidhje me invazionin rus në Ukrainë që shkel këtë politikë”, thuhet në Twitter. “Udhëzimet e komunitetit ndalojnë përmbajtjen që mohon, minimizon ose banalizon ngjarjet e dhunshme të dokumentuara mirë”, theksohet më tej.
Politika e përditësuar do të hyjë në fuqi menjëherë, por sistemeve të YouTube do t’u duhet kohë për të bllokuar plotësisht kanalet. YouTube ka hequr gjithashtu më shumë se 1.000 kanale dhe mbi 15.000 video për shkelje të politikave të ndryshme, si ato për gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe përmbajtjen grafike në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
“Përveç kësaj, kohët e fundit ne i ndaluam të gjitha reklamat në YouTube në Rusi. Tani e kemi shtrirë këtë në të gjitha mënyrat e monetizimit në platformën tonë në Rusi”, tha platforma.