Ushtria ukrainase ka kapur disa dokumenta të ushtrisë ruse ku zbulohen planet e bëra para sulmit. Sipas programit dhe hartave të kapura rusët planifikonin që brenda dy javësh ta kishin pushtuar Ukrainën.

Madje aty zbulohet se presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar që sulmi të bëhej 4 ditë më parë, pra më 20 Shkurt. Nuk dihet se pse u shty për katër ditë, por gjithsesi një gjë është e qartë, rusët nuk e prisnin këtë rezistencë kaq të fortëë nga ukrainasit.

Tani që ndodhemi në ditën e 9 të sulmit duket se rusët kanë shumë pak mundësi të realizojnë planin. Një nga dokumentat tregon planifikimin 15-ditor të veprimeve ushtarake që duhet të nisnin më 20 Shkurt e të përfundonin më 6 Mars. Po kështu nga këto dokumente del se plani i sulmit ndaj Ukrainës ishte miratuar në datën 18 Janar nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ruse.

Më 24 Shkurt, rusët, të cilët kishin mbledhur rreth 200,000 trupa në kufirin me Ukrainën, sulmuan ushtarakisht Ukrainën, një operacion që ishte planifikuar prej muajsh dhe që Perëndimi deklaronte se Rusia do të gjente një pretekst për të justifikuar pushtimin e plotë të saj.