Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është ndalur këtë të enjte (3 mars) në Tropojë.
Spiropali zhvilloi takime edhe me të rinjtë e kësaj zone të Veriut. Ministrja publikoi në rrjetet sociale një foto të veçantë me të rinjtë e Tropojës pranë shtatores së ish-udhëheqësit politik Bajram Curri, në sheshin që mban të njëjtin emër.
“Zemra mal me të reja dhe të rinj të Tropojës” – shkruan ministrja në postimin e saj.