Lajm tronditës për familjen Simeone. Ditën e sotme, Atletico Madrid ka lajmëruar ndarjen nga jeta të Carlos Simeone-s, babai i Cholo-s, trajneri i klubi spanjoll, dhe gjyshi i Giovanni-t, sulmues i Verona-s.

Colchoneros, nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale, i janë bashkuar dhimbjes së familjes me një mesazh ngushëllimesh të ndjera:

“Familja jonë është në zi për vdekjen e Carlos Simeone, babai i trajnerit tonë. Duam të shprehim ngushëllimet tona të sinqerta dhe t’i bashkohemi dhimbjes së familjes. U prehtë në paqe”.