Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Zbigniew Boniek, foli në frekuencat e “Retesport” për ndeshjet “play-off” të “Katar 2022”, të cilat duhej ta kishin parë Poloninë të përballej me Rusinë në Moskë.
Federata Ruse e Futbollit lëshoi pasdite një deklaratë, duke njoftuar ankimimin në CAS, pasi u përjashtua nga FIFA dhe UEFA. “Ata mund të bëjnë çfarë të duan, por Polonia nuk do të luajë kurrë kundër një vendi që ka bërë këtë luftë të çmendur.
Putin është një i çmendur, e detyroi ushtrinë e tij të pushtonte Ukrainën, – janë fjalët e zv.presidentit të UEFA-s, njëkohësisht. – Mendimet e mia shkojnë te populli ukrainas. Sot në futboll nuk ka vend për Rusinë, për një vend që ka pushtuar një vend tjetër.
Për mendimin tim ata nuk duhet të luajnë në asnjë kompeticion, jo vetëm prej sanksioneve, por edhe për çështje sigurie. Vetëm mendoni për rreziqet që lidhen me udhëtimin, gjithçka që lidhet me logjistikën..”