Bashkimi Evropian dëshiron që Ukraina të bëhet një shtet anëtar sa më shpejt të jetë e mundur, u tha gazetarëve komisioneri Maros Sefcovic këtë të premte.

Pas një takimi me ministrat, komisioneri tha se për momentin, blloku duhet të fokusohet në masat e shpejta për luftën në Ukrainë.

“Është koha për të sinjalizuar se populli ukrainas është një nga popujt evropianë dhe ne duam që ata të hyjnë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

“Unë mendoj se ajo që është më e rëndësishmja tani është të ndihmojmë Ukrainën në luftë”, shtoi komisioneri.