Pikërisht, në këtë pikë penalizohet Abramovich, teksa qeveria britanike ka ngrirë të gjitha asetet e 55-vjeçarit në Angli si rrjedhojë e sanksioneve ndaj oligarkëve rusë. Së fundmi, Abramovich ka marrë një goditje të rëndë edhe nga Franca duke qenë se momentalisht nuk mund të përdorë vilën e tij luksoze me vlerë 90 milionë paund në një nga pikat më të çmuara të rivierës franceze. Një vilë të cilën Abramovich e ka bërë të tijën në vitin 2001, ndërsa ajo është e famshme edhe sepse aty dikur ka jetuar ish-mbreti i Anglisë, Eduard VIII.
Ndërkohë, në total vlera e aseteve të ngrira në zotërim të Putin kap shifrën monstruoze të 5.4 bilionë paundëve, ku përfshihen jahte, apartamente dhe shumë prona të tjera luksoze. Megjithatë, disa prej atyre “xhevahirëve” që Abramovich zotëron, ia ka dalë t’i shpëtojë teksa fjala është për jahtet që ka “parkuar” në Turqi, aty ku Bashkimi Europian, por edhe Britania nuk mund ta përdorin forcën e tyre.
Aktualisht, Abramovich besohet të jetë në Moskë, ndërsa pronari aktual i Chelsea si një njeri i afërt me Putin ka qenë pjesë edhe e negociatave Rusi-Ukrainë për të rivendosur paqen, por ende pa sukses teksa luftimet në rajone të caktuara ukrainase vazhdojnë.