Skuadrat italiane dështuan në dy garat më të mëdha evropiane Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Asnjë skuadër nuk ka arritur në gjysmëfinale, derisa vetëm Roma mbanë nderin e italianëve ku ka arritur në gjysmefinalen e Ligës së Konferencës.

E duke marrë parasysh formën formë e dobët të skuadrave italiane në Evropë, tani Bundesliga ia ka kaluar në ranglistën e UEFA-s. Kampionati gjerman tani zë vendin e tretë, duke larguar italianët në vendin e katërt në renditje.

Ndërkohë në vendin e parë vazhdon të qëndrojë e para Premier League e ndjekur nga La Liga. Vendin e pestë e mban Ligue 1.