Sot është shënuar dita 51-të e luftës Ukrainë-Rusi, me sulme të vazhdueshme që vazhdojnë në qytetet kryesore të vendit. Lagjet janë shkatërruar, ushtarët ukrainas janë në front të luftës për të zmbrapsur forcat ruse ndërsa vazhdon zhvarrosja e varreve masive në Bucha.

Por çfarë ka ndodhur brenda 24 orëve në Ukrainë?

–Rusia ka sulmuar një fabrikë për prodhimin e armëve në periferi të Kievit- sulmi më i madh në kryeqytet që kur Moska tërhoqi forcat e saj. Fabrika thuhet se prodhon raketat Neptun, me të cilat Ukraina pretendon se fundosi anijen ruse Moskva në Detin e Zi ditën e djeshme.

–Rusia nga ana tjetër ka deklaruar se do të shtojë sulmet në Kiev në shenjë hakmarrjeje për sulmet terroriste dhe aktet e sabotimit.

–9 korridore humanitare do të hapen në Ukrainë për evakuimin e civilëve në jug dhe lindje të vendit. Por ende nuk dihet nëse vazhdon evakuimi i civilëve për shkak të situatës të paqëndrueshme në rajon.

–Më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus, sipas shifrave të publikuara nga OKB.

–Zyrtarët ukrainas thanë se forcat ruse kanë zhvarrosur trupat për të fshehur krimet e luftës.

–Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky vlerësoi trimërinë dhe vendosmërinë e popullit të tij për të mbijetuar në 50 ditët e luftës. Duke folur për BBC-në, Zelensky akuzoi disa vende europiane për bllokimin e përpjekjeve për të vendosur embargo ndaj naftës dhe gazit rus.