Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot në komunikimin që mbajti me gazetarët pas mbledhjes së PD, nëse PD rrezikon të shpallet e gjitha non grata, për shkak të tij. Berisha u përgjigj:

“Kryetari i PD u shkarkua më 11 dhjetor me vota 4446 vota, përveç anëtarëve të PD, asnjë, as guvernatorja as Zeusi Rama nuk do të kenë tagër të caktojnë kryetarin e PD. Përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkeljen e Konventës së Vienës. E përsëris publikisht këtu se kurrë, as kryetarin dhe as Kryesinë, askush nuk do ta përcaktojë përveç anëtarëve të PD.

Ajo ka lënë mënjanë rolin e ambasadores, nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në jetën e brendshme të një force politike. Shpreh kënaqësinë e madhe që çdo shqiptar e sheh dhe e ka të qartë ndikimin e guvernatores, se nuk dua ta përdor më termin ambasadë se zonja në fjalë shkel çdo rregull”, tha Berisha.