Këngëtarja Adelina Tahiri sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 30 pranvera. Kjo ditëlindje e ka gjetur Adelinën në Monte Carlo, me bashkëshortin e saj Serjoza Markov.
Pas darkës në restorant luksoz, Markov është kujdesur ta bëjë të lumtur Adelinën duke i bërë dhuratën e ëndrrave.
Bëhet fjalë për një çantë të markës “Hermes” që është goxha e kushtueshme. “Urime ditëlindja e 30 për mua. Çanta ime e ëndrrave më në fund është këtu, faleminderit zemër”, shkruan Adelina krah fotos.