Këngëtari, Alban Ramosaj është mjaft aktiv nëpër rrjete sociale duke publikuar shpeshherë fotografi nga jeta e përditshme dhe krijimtaritë artistike.

Por, së fundmi ai ka qenë tag i një faqeje në rrjetin social “Instagram”, e cila përmes një postimi vinte në dyshim jetën e tij luksoze dhe udhëtimet e shpeshta në Dubai.

Ky postim ka tërhequr vëmendjen e këngëtarit dhe përmes reagimit të tij, ka ironizuar me aktorin Donald Veshaj dhe moderatoren Bora Zemani.

Albani ka shkruar se po të ishte kaq i pasur do të blinte 1 milion ndjekës në Instagram, duke hedhur dyshime se kështu ka vepruar Zemani, e cila arriti 1 milion ndjekës pak kohë më parë. Ndërkohë, me shtëpitë që ka përmendur, ai dukshëm ironizon ish-partnerin e së motrës.

Pasi nuk fitoi çmimin e madh në “Big Brother Albania VIP”, Donaldi tha se do të ndërtonte katër shtëpi si një mënyrë për të falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit në shtëpinë e famshme.

“T’kisha aq lekë unë do të blija dy shtëpi në Kosovë e dy në Tiranë, e 1m followers e pushime në Vjenë, ç’flet ti”, shkroi Albani.