Opinionisti i PP VIP Arbër Hajdari duke folur në emisionin “Kojshia Shoë” u shpreh se se nuk mendon që ka patur diçka mes aktorit Donad Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj që u lidhën gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Sipas Hajdarit, Donaldi dhe Bora do të kthehen bashkë, sado histori të ndryshme mes tyre të ketë.

“Nuk mendoj që ka patur ndonjë gjë me Beatrix, me Borën besoj që ka patur, me Beatrix mund te ketë patur ndonjë pëlqim gjatë kohës sa kanë qenë brenda shtëpisë dhe vet fakti se si shkuan ngjarjet që në momentin që kanë dalë nga shtëpia nuk ka patur asgjë mes tyre me vjen ndërmend që ka qenë në pëlqim momental. Njerëzit që duhet do të kthehen te ajo që duan sado që të kenë histori të ndryshme në jetët e tyre”, tha ai.