Ditën e sotme, Observatori i futbollit CIES ka publikuar listën me 100 futbollistët më të mirë nën 21-vjeç, ku në këtë listë janë përfshirë 32 kampionatet europiane.
Në këtë listë, flamurin shqiptarë e mban lart, Armando Broja, i cili po bën një super sezon në Premier League me skuadrën e Southampton, teksa “shqiponja” kuqezi renditet në vendin e 13-të nga 100 lojtarë që janë pjesë e kësaj renditjeje.
Listën e udhëheq, talenti i Arsenalit, Bukayo Saka, i cili ndiqet nga Mason Greenwood (Manchester United) dhe Patrick Wimmer (Arminia Bielefeld).
Nga ana tjetër, Broja përshkruhet si një “shënjestrues i portës”, duke evidentuar cilësinë më të mirë të shqiptarit, aftësinë për të goditur portën dhe për të shënuar gola, pasi në këtë sezon ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës 9 herë, ndërsa ka dhuruar 6 asiste për shokët e tij.
Sulmuesi shqiptar lë pas emra si Gabriel Martinelli (14), Jude Bellingham (24), Karim Adeyemi (31) apo Pablo Gavi (35).