Policia e Kosovës ka arrestuar sot mësuesin 70-vjeçar nga Prizreni, i cili po dyshohet për pedofili.

Dy ditë më parë në emisionin “Piranja”, në ABC News ra në gjurmë të pedofilit 70-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues përmes një prezantimi në rrjetet sociale. Për ta vënë në grackë ‘agjentja” e ‘Piranjave’, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.

Kaq ka mjaftuar që mësuesi t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, më pas të nisë me të bisedat erotike dhe të lënë një takim në qytetin e Prizrenit.