Qytetarë shqiptarë së bashku me komunitetin ukrainas janë mbledhur sot në një manifestim për t’u solidarizuar me Ukrainën, e cila është nën agresionin ushtarak të Rusisë.
Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe disa atletë ukrainas, të cilët ndodhen në vendin tonë për aktivitete sportive. Një prej tyre shprehu shqetësimin për familjen e tij, e cila ndodhet në Donetsk, në lindje të Ukrainës. Ky rajon është edhe më i goditur nga luftimet, pasi rusët po përpiqen të marrin kontrollin e plotë të lindjes.
“Familja ime ndodhe në Donetsk në një vend shumë të rrezikshëm dhe është e pamundur të evakuohen. Janë të shkatërruara edhe rrugët dhe jam në shumë merak”, tha ai.