Taulant Balla e nisi fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste duke thënë rëndësinë e kongresit si një ngjarje shumë të rëndësishme të jetës politike në vend.
“Kongresi erdhi për mbylljen e Këshillimit Kombëtar, i cili shënoi edhe përfshirjen e parë dhe më të madhen të drejtpërdrejt të qytetarëve në politkbërje në këto 30 vite Pjesmarrja e shqiptarëve ishte rezultati më i madh dhe më pozitiv i këshillimit, ku më shumë se 500 mijë janë përgjigjur” tha Balla.
Më tej, ai theksoi se mazhoranca po përpiqet gjithmonë e më shumë të zhvillojë dialog konstruktiv në parlament dhe do të synojnë të vijojnë me këtë qasje për të gjitha nismat dhe ligjet e reja që do të miratohen në parlament.
“Prej shtatorit 2021 kemi një qasje krejtësisht të re me një dialog konstruktiv me të tre grupet parlamentare në kuvendin e Shqipërisë. Për të zgjedhur Presidentin e ri do reflektohet kjo qasje e jona, të gatishmërisë për dialog me të tre grupet parlamentare të opozitës”, shtoi Taulant Balla.
Balla u ndal edhe tek zgjedhja e Presidentit të ri, duke theksuar nevojën për të penguar që në të ardhmen ky institucion të shfrytëzohet siç po ndodh gjatë mandatit të Ilir Meta.
“Ne duhet t’i japim Shqipërisë një President normal dhe krejtësisht të ndryshëm nga Ilir Meta, por ligji i ri për presidentin është tashmë i domosdoshëm për të rregulluar funksionimin normal të këtij institucioni” deklaroi Taulant Balla.