Ronald Araujo ka nënshkruar një marrëveshje të re me Barcelona-n. Qendërmbrojtësi uruguaian e ka rinovuar deri në vitin 2026-të kontratën e tij me katalanasit dhe ka pranuar të përfshijë në të një klauzolë 1 miliard euro.

Edhe Ansu Fati me Pedri kanë klauzola të tilla në marrëveshjet e tyre afatgjata, sipas Fabrizio Romano-s, dhe Araujo duket se ka të njëjtën rëndësi për klubin katalanas. Pasi ka siguruar një vend në formacionin titullar të Barcelona-s sezonin e kaluar, Araujo e ka blinduar vendin e tij duke formuar një dyshe shumë solide me Gerard Pique në zemër të mbrojtjes.

Objektivi i radhës i Barçës është të rinovojë kontratën e Gavi-t. Mesfushori 17-vjeçar, i cili është që tani pjesë e kombëtares spanjolle, do të ketë gjithashtu një klauzolë 1 miliard euro. Marrëveshje të tilla tregojnë se Barcelona po ecën në rrugën e duhur. Skuadra e Xavi-t është aktualisht në vendin e dytë në La Liga dhe ka në përbërje disa lojtarë shumë të talentuar.