Gazment Bardhi ka reaguar me ironi pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, se Lulzim Basha ka konsumuar disa dreka dhe darka me Aqif Rakipin, i sanksionuar së fundmi nga DASH.
Bardhi shkruan, se Berisha kishte qëndrim interesant, duke pretenduar se Rakipi nuk është shpallur non grata sepse ka blerë vota në llogari të Ramës, por sepse ka ngrënë drekë me Bashën duke e quajtur si “opozitë” e vërtetë.
Gazmend Bardhi:
Qëndrim interesant i Sali Berishës: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit, mqs ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të Edi Ramës, por sepse ka ngrenë drekë me Lulzim Bashën. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe.